Kompania që po iu nxin jetën shqiptarëve i braktis pasagjerët në Francë, detyrohen të blejnë bileta sërish

Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka braktisur qytetarët shqiptarë në Francë duke i lënë në mes të udhëtimit.

 

Avioni i cili ishte nisur nga Kanadaja, me linjë tranzit për në Paris e më pas do të mbërrinte në Tiranë, ka lënë qytetarët shqiptarë në kryeqytetin francez pa asnjë zgjidhje.

 

Në denoncimin e mbërritur në Report Tv nga një pasagjer, ai pohoi se është detyruar që të blejë sërish biletë 180 dollarë për t’u kthyer në Shqipëri, kjo pasi shteti francez nuk i pranon rimbursimin e biletës.

 

Nuk është hera e parë që kompania në fjalë bën skandale të tilla, për të mos folur për vonesat të cilat janë të shumta prej disa orësh.

 

Gjatë gjithë kohës ka ankesa të qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë me këtë kompani, e cila i ka cmimet pak më të lira se të tjerat.

 

Duke përfituar nga kjo pjesë, ndodhin fenomene të tilla si ky i fundit në Paris, apo ka pasur dhe raste kur i ka lënë pasagjerët në destinacion tjetër nga ai që duhej të shkonin.

TE TJERA