Fansi i propozoi për martesë Rita Orës, ajo e turpëron keq me përgjigjen që i ktheu (video)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, mbajti në sheshin “Skënderbej” një koncert në 6 shtator, ku dhuroi një super performancë elektrizuese.

 

Por, pas saj teksa ka qenë duke u larguar, një fans i ka propozuar për martesë: “Rita, do martohesh me mua të lutem?”, pyet ai teksa me humor ajo ia kthen: “Çfarë pyetje palidhje…”

 

Mesa duket fansi ka humbur disa përditësime të fundit, pasi para pak javësh Rita u martua në fshehtësi me regjisorin e njohur, Taika Waititi. Thuhet se çifti në fillim të këtij muaji u martuan në një ceremoni private dhe po përgatiten për një dasmë të madhe.

 

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një dasmë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

 

Nga ana tjetër kujtojmë se kur artistja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ishte në “Sunny Hill” në Kosovë mori një propozim edhe më epik.

 

“A të jep nana në katun”, ka qenë pyetja që i ka bërë njëri prej pjesëmarrësve këngëtares shqiptare. Pasi ka dëgjuar pyetjen, ajo nuk e ka fshehur reagimin, duke e mohuar me duar e duke shkaktuar kështu të qeshura te të pranishmit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...