Reperi Don Xhoni dhe këngëtarja Era Istrefi janë parë bashkë në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale dhe eshte bere virale.
Dyshja e këngëtarëve të cilët janë të njohur për hitet e tyre janë xhiruar në një mbrëmje dhe ku shihen pas një veture duke u përqafuar.
Don Xhoni deri para disa kohe ishte në lidhje me një modele ruse, por tani ai është single. Në anën tjetër, Era Istrefi ka qenë hermetike sa i përket jetës personale këto vite.
Ai arriti të bënte bujë në një kohë kur një pjesë e madhe e njerëzve ishin të mbyllur në shtëpi. Po flasim për Xhonatan Isufin, i njohur si Don Xhoni, i cili në kulmin e karrierës së tij ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.
Reperi ka vendosur të largohet nga menaxhimi i “Gjoni Black Ent”, ku pati edhe shpërthimin e madh. Mesa duket kjo ndarje nuk ka qenë konfliktuale, por është pranuar me konsensus nga dyja palët.
“Të nderuar dashamirës, desha t’ju informoj që me marrëveshje të dyanshme nuk jam më pjesë e labelit GjoniBlack Ent., i falenderoj nga zemra djemtë për punën edhe kontributin e dhënë përgjatë këtij rrugëtimi që kemi pas.
Sigurisht që pa ta nuk do isha këtu ku jam, prandaj uroj që sukseset për ta mos të ndalen kurrë, ndërsa miqësia jonë do jetë e përjetshme”, ka shkruar Don Xhoni në Instastory.
@showbizishqip3