Rudina Dembacaj publikon mesazhet private me Mark Frrokun dhe na…

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ditëve të fundit ka treguar për ndjekësit e saj sesi e kalon ajo ditën nga mëngjesi dhe deri në darkë.

 

E teksa ka shfaqur ccdo moment nga përditshmëria e saj, ajo nuk ka ngurruar të tregoj dhe si është marrëdhënien e saj me Mark Frrokun.

 

Së fundmi ccifti janë duke u shpërngulur në një shtëpi të re dhe partneri i Rudinës duket se ka qenë goxha i angazhuar por nuk harron që t’i shprehë dashurinë e madhe që ka për partneren e tij.

 

Mesazhet që i dërgon Marku aktores na i bëri ‘sytë zemra’, ku duket qartazi që marrëdhënia e tyre është për tu pasur zili. Rudina postoi në InstaStory një ‘screenshot’ të kapur nga telefoni i saj ku Marku i kishte shkruar në ‘whatsapp’:

 

“Zemër jam në shtëpi, po bëj një dush edhe po të pres. Të dua”– ndërsa aktorja shkroi krahas postimit: “Ndërkohë burri personal i trupit është bërë telef tek shtëpia e re”.

 

Rikujtojmë se aktorja e cila ka filmuar gjithçka gjatë gjithë ditës, publikoi disa ditë më parë një video ku i bën partnerit të saj një ‘kamer të fshehtë.

 

“Ore pse të vjen turp të më thuash se më do mua?”– i thotë Rudina ndërsa më pas dëgjohet dhe zëri i Markut i cili thotë se ajo është personi që ai dashuron.

 

Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

 

Producentja ka treguar më parë se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur momenti. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo. Por sot ajo zbuloi se për momentin “i ka shtyrë” planet për fëmijë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...