Noizy i bën xhiro me makinën e tij luksoze, Yll Limani gati sa nuk e bën “në brekë” nga shpejtësia e madhe (video)

Këngëtari i njohur dhe i dashur për publikun, Ylli Limani, është mjaft aktiv në rrjetet sociale me videot e tij gazmore. Mirëpo e fundit nuk ka qenë edhe aq gazmore për vetë Yllin.

 

Noizy ka vendosur që t’i bëjë 27-vjeçarit xhiro me makinat e tij super-sportive, Lamborghini, Bugatti apo Ferrari dhe këngëtari e ka filmuar këtë aventurë të tijën.

 

Ndërsa Noizy shton shpejtësinë, Ylli shfaqet i trembur duke bërtitur i frikësuar për jetën. Pra me këtë video e kuptuam që Ylli nuk është një fans i shpejtësisë.

 

Ylli Limani është një prej këngëtarëve më të dashur të publikut. Ai ka qenë tepër i angazhuar këtë sezon veror mes koncerteve dhe projekteve të reja muzikore, ku kujtojmë bashkëpunimet me Noizy-n apo Ledrin.

 

Së fundmi, Ylli ka qenë i ftuar në një dasmë, dhe përveçse ka shijuar atmosferën, ka kënduar, por dhe disa batuta nuk i ka lënë pas.

 

Mes të tjerash la postuar një “Instastory” ku duket Ermal Fejzullahu duke kënduar dhe Ylli që shkruan se ai do të këndojë në dasmën e tij, madje falas, se e do shumë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...