Nisja e shkollës, mjeku shqiptar: Pesha e çantës së shkollës ndikon në përkeqësimin e skoliozave

Sipas mjekeve ortopedë, çanta te mëdha te shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore dhe krijimin e skoliozave te cilat janë shtuar shumë të fëmijët e shkollave.

 

“Mesatarisht janë 4-5 raste në javë, por këto janë ato që kapen nga prindërit. Ndërkohë që nuk dallohet lehtë deri kur të fillojë dhimbja”- shprehet Zamir Demiraj, shef i shërbimit të ortopedisë në Spitalin e Tr aumës.

 

Por sa duhet të peshojë çanta që mban në shpinë nxënësi? “Pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10 % të peshës trupore të fëmijës”- shton Demiraj.

 

Përveç çantës se shkollës edhe përdorimi i teknologjisë që sapo vjen e po shtohet, ndikon në përkeqësimin e skoliozave, sipas mjekut.

 

Nëse kapen në kohë këto shtrembërime të shtyllës kurrizor siç janë skoliozat ato mund të rikuperojnë me fizioterapi duke e ndjekur ne mënyre të vazhdueshme nga gjashte muaj deri dhe dy vjet fëmijën.

 

Një skolizoe e patrajtuar sipas mjekut në moshën adulte do të çojë në dhimbje duke prishur cilësinë e jetës. Pra, duhet marrë me shumë seriozitet kjo gjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME