Ja si kanë ndryshuar çmimet e shportës brenda një viti në Shqipëri! Çfarë të blejnë shqiptarët e shkretë përpara?

Teksa ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, prezantonte në Kuvend paketën anti-krizë, deputeti demokrat Dashnor Sula, ka shpalosur një pankartë me çmimet e rritur.

 

Sula ka shpalosur një tabelë ku ka bërë ndryshimin e rritjes drastike të çmimeve në vetëm një vit. Ai e bëri këtë ndërkohë që po prezantoheshin masat për të ndihmuar shqiptarët nga rritja e çmimeve.

 

Rritjet e çmimeve të produkteve të shportës influencojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë familjet shqiptare, jetesa e tyre është bërë mjaft e vështirë.

 

Siç vihet re këto rritje janë me 50, 60 deri 112 për qind. Rritje të papërballueshme duke konsideruar rrogat e Shqiptarëve.

 

Me dimrin që po vjen përpara, njerëzit duhet të zgjedhin nëse duhet të hanë apo të ngrohen. Faturat e energjisë elektrike priten të jenë të larta dhe do ketë edhe reduktime në masë siç është paralajmëruar.

 

Tani çfarë të bëjnë më përpara shqiptarët e shkretë me ato rroga minimale që kanë? Tani nuk bëhet fjalë për të jetuar, por për të mbiejtuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...