Deklarata e fundit e Fjolla Morinës mbi ndarjen nga Fisnik Syla ka provokuar edhe një reagim të këtij të fundit. Një ditë më parë, këngëtarja e ftuar në “Liberto” theu heshtjen për herë të parë mbi shkaqet që e çuan deri në ndarje me biznesmenin.
Ajo e konsideroi martesën me të si gabimin më të madh të jetës. Menjëherë pas kësaj, Fisnik Syla ka ironizuar ish-bashkëshorten në Instagram.
Me anë të një video teksa interpreton këngën e Ylli Limanit dhe Noizyt “Alkool”, si mbishkrim shkruan: “Mos vuaj shumë. Ka mbaruar gjithçka,” duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.
“Njerëzit gabojnë, nuk do ta kisha bërë se ndonjëherë mendoj them jeta të përball me çfarë se pret. Njeriu mendon në mënyrë pozitive që gjithçka ka për të dalë, por ndryshojnë gjërat dhe nuk del si ti e mendon.
Filluan disa mosmarrëveshje dhe ishte më mirë me ardh deri tek ndarja. Pastaj filloj xhelozia. Mendoj që ishte gabimi më i madh në jetë,”-shprehej Fjolla në deklaratën e plotë të saj mbi ndarjen.
Sakaq e pyetur nëse do të martohej sërish me biznesmin Fisnik Sylën, Fjolla Morina nuk u mendua dy herë teksa tha shkurt fare: “Jo asnjëherë.”