Edhe Beniada Nishani i futet muzikës?! Modelja bën deklaratën e papritur: Së shpejti me… (FOTO)

Krahas figuarave si Hillary Clinton, Georgina Rodriguez, Harry Styles, edhe Beniada Nishani ka qenë e ftuar në “Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.”

 

Kjo përvojë e ka kthyer pas modelen tek një festival i shkollës ku ka marrë pjesë duke kënduar. Ish-banorja e “Big Brother Vip” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku duket shumë e vogël, në një skenë duke kënduar.

 

“Nga festivali i Venecias te festivali në San Giovanni Rotondo. Mami Linda ma tregoi këtë foto që kam kënduar dhe kërcyer në festivalin e shkollës. Nuk e di se çfarë këndoja sepse “parfumi im” nuk kishte dalë akoma. Kaq kisha,”-ka shkruar Beniada krahas postimit. Teksa me të qeshura hodhi edhe një ngacmim për fansat e saj: “Shihemi së shpejti me një këngë.”

 

Më herët kujtojmë që modelja zbuloi se ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde.

 

Nishani publikoi një video në Instagram ku shihej me një fustan të zi të gjatë. Fustani ishte stil bust dhe kishte një të çarë në njërën këmbë që e bënte atë të dukej edhe më seksi.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...