Drejtori i ri i Policisë se Shtetit: Nuk do të ketë më policë në rrugë, do ketë më shumë civilë

Muhamet Rrumbullaku ka marrë sot zyrtarisht detyrën Ai u zotua se do të luftojë pa kompromis në luftën kundër fenomeneve të paligjshme që cënojnë vendin.

 

Gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës, Rrumbullaku u zotua se do të garantojë disiplinë, frymë të re dhe komoditet për çdo punonjës policie. Drejtori i ri parashtroi dhe objektivat e tij: reformë e thellë ligjore dhe arsimore në të gjitha nivelet e organizimit të Policisë.

 

Rrumbullaku deklaroi se do të kryhet prezenca e policëve pa uniformë në rrugë për të rritur evidentimin e elementëve që cënojnë sigurinë e qytetarëve.

 

FJALA E PLOTË E TIJ:

 

E shoh si një sfidë institucionale. Ju falenderoj për besimin që më dhatë. Çdo përpjekje e imja do të shërbejë për përmbushjen e objektivave. Ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Shpresoj që karriera e gjatë drejtuese në strukturat e policisë të më shërbejë për të dhënë kontributin tim në luftën pa kompromis ndaj korrupsionit brenda dhe jashtë radhëve të policisë. Policia ka nevojë për një frymë të re që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit me përvojën e policëve të karrierës që janë shembull e model. Policia e shtetit mbart të gjitha kapacitetet e nevojshme. Çdo punonjës policie duhet të jetë komod brenda në organizatë.

 

Do garantoj disiplinë. Nuk ka vend për punonjës policie pa integritet moral, profesional, por për zyrtarë që e shohin punën si kontribut për komunitetin. Kjo do të arrihet me edukim dhe trajnim. Uniforma e çdo polici nuk është vetëm veshje por simbol i luftës së përhershme me krimin.

 

Objektiva do të jenë reformë e thellë ligjore dhe arsimore në të gjitha nivelet e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve njerëzore, riorganizime lokale dhe qendrore. Analiza për të gjitha mosrealizimet në luftën kundër krimit të organizuar, analizë e thelluar në luftën kundër aligjshmërisë, dekonspirimet e operacioneve policore për dhënien e masave në këtë drejtim.

 

Vlerësim real në lidhje me tendencën në rritje të krimit kibernetik. Vendosja e inteligjencës në çdo veprimtari policore për hetimet proaktive. Së treti, riorganizim i kapaciteteve monitoruese të kontrollit në komunitet, krijimi i rrethanave të reja gjatë kontrolleve me prezencën e policëve pa uniformë me qëllim rritjen e evidentimit të fenomeneve që cenojnë sigurinë. Ulje e prezencës së policëve në territorin e vendit për kontrollit’, u shpreh ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...