“Vazhdoj të jem me 39”/ Ronela Hajati flet pas koncertit, këngëtarja: Zëri im si zombie…

Pasi dhuroi një performancë spektakolar për të gjithë të pranishmit në koncertin e mbajtur në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Ronela Hajati ka dhënë një mesazh për fansat e saj në rrjetet sociale.

 

Ashtu siç tregoi edhe gjatë ditës së djeshme, këngëtarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë u ngjit në skenë duke ‘ndezur’ atmosferën.

 

Së fundmi këngëtarja ka falendëruar të gjithë fansat e saj për dashurinë që i kanë dhuruar, teksa ka folur edhe për gjendjen e saj shëndetësore.

 

“Dua të marr kohë të që t’ju falendëroj të gjithëve për dje edhe jeni të mrekullueshëm. Kam marrë aq shumë mesazhe sa nuk e keni idenë. Jam gëzuar aq shumë sa ska. Vazhdoj të jem me 39, vazhdoj të jem sëmurë por ajp çafrë ka ndodhur dje në shesh më ka shtuar jetën. Ju dua shumë shumë”– shprehet ajo në një video të publikuar në Instastory, krahas së cilës shkruan: “Zëri im është si zombie. Faleminderit të gjithëve që ishit dje në koncert! Në sëmundje dhe shëndet së bashku.

 

Ndërkohë artikulimi im s’është në nivele normale kështu që realisht gjithë ato ilaçe do më kenë bërë ndonjë reaksion.”

 

 

TE TJERA