Tregoi surprizën në rrjetet sociale, Donald Veshaj “sfidon” hapur Bora Zemanin: Shiko çfarë kam…(FOTO)

Jo vetëm Bora Zemani, por edhe Donald Veshaj janë shumë të “përkëdhelur” nga fansat kur bëhet fjalë për dhurata.

 

Më 1 shtator aktori ka festuar ditëlindjen, teksa sot ka gjetur kohë të hap disa dhuratat që ndjekësit e tij të flaktë i kanë dërguar. Këtë moment Donaldi e ka ndarë në Instastoryn e tij ku duket shumë i emocionuar dhe i habitur nga gjesti i tyre.

 

“Këto janë dhuratat që mua më kanë ardhë për ditëlindje nga fansat. Jeni shumë të mirë, shiko çfarë fansash kam, shiko çfarë kanë bërë. Ju dua shumë,“-dëgjohet të thotë ish-finalisti i Big Brother Vip në video, teksa tregon disa triko me fotot e vëllezërve të tij dhe një xhup me spiderman-in.

 

Kujtojmë që në të njëjtën ditë edhe Bora Zemani është surprizuar nga fansat, duke i sjellë dhurata, një tufë trëndafila dhe një letër ku i shprehnin dashurinë e tyre. Këtë moment moderatorja e ndau në Instagramin e saj ku krahas shkruante: “Sa shumë ju dua.”

 

Sakaq në ditën e tij të lindjes, ish-finalisti i Big Brother Vip lançoi këngën e tij “Hesht” që u konsiderua një tjetër dedikim për Bora Zemanin.

 

Kjo e fundit ka bërë lëvizjen e saj, duke e uruar Veshajn në Instagram. Në një video ku dukej, ajo vetë si mbishkrim shkruante: “Urime, urime”, shoqëruar me dy gota shampanje.

 

 

TE TJERA