RRITET NUMRI I TURISTËVE NË SHKODËR

Gjatë muajve të verës numri i turistëve të cilët janë paraqitur pranë zyrës së informacionit turistik në Shkodër është rritur krahasuar me vitin e kaluar.

Imelda Mullini përfaqësuese e kësaj zyre shprehet se këtë vit ka pasur një numër të lartë të turistëve nga Hollanda.

Ajo thekson se një pjesë e madhe e këtyre turistëve janë njohur me Shkodrën përmes një dokumentari i cili është zhvilluar në Theth nga një televizion hollandez. Hollandezët pasi janë dashuruar me alpet Shqiptare kanë ardhur t’i shohin nga afër.

Edhe për këtë vit turizmi malor ne pika si Thethi apo Lëpusha ka qënë më te preferuarat për turistët.Zyra e informacionit turistik shërben për turistë të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës, për t’i informuar mbi pikat turistike më të bukura që ka Shkodra.

TE TJERA