Pas asaj që bëri Rama, reagon Eni Vasili: Nuk kam gjë me të, por ajo që bëri ai s’durohet

Eni Vasili dhe moderatorja e emisionit “Open” ndërsa ka komentuar ndërhyrjen e IKMT-së për lirimin e bregdetit, deklaroi se “Prestige Resort” është një copë Europë në atë mishmash në të cilën ndodhet Golemi.

Por Vasili harron se Europa nuk e uzurpon bregdetin, nuk e ndan me parcela me blloqe betoni, si “tokë e xanun”, pasi është pronë publike dhe si e tillë u përket të gjithë qytetarëve.

Në vendet bregdetare të Europës asnjë resort nuk hyn në det, siç ka ndodhur me rastin e “Prestig Resort” që ka uzurpuar jo pak por mijëra metra katrorë rërë e det.

Vetëm një gjë të vërtetë ka deklaruar sot gazetarja Vasili, kur tha se është një vend shumë i bukur, por sërish nuk përmendi se si ai vend i bukur u shëmtua nga Irfan Hysenbelliu.

Sipas Vasilit, janë vetëm dy pishina që po prishen, por mesa duket edhe blloqet e betonit gazetarja i sheh si pishina.

“Ajo që shikon sot në ‘Prestige’, aty ku është një vend shumë i bukur një investim fantastik, duket si një copë Europe në mes atij mishmashi që afron Golemi dhe të shohësh ato pamje të vjen keq.

TE TJERA