“Ndërtesat pa leje do iu jepen qytetarëve, nesër do iu njoftojmë kur do fiken dritat”

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë publik një akt të ri të miratuar ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

 

VKM e titulluar “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi” u bë publik ditën e sotme, ndërsa në ditët në vijim priten komunikime të tjera publike që do të ndihmojnë qytetarët të kuptojnë situatën.

 

Balluku deklaroi se sipas kësaj VKM-je, ndërtesat pa leje do të konfiskohen për përdorim publik dhe do t’i jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projekte publike. Gjithashtu do të përdorën si fonde për të shpronësuar qytetarët që gjithashtu preken nga projektet publike.

 

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku tha për mediat se nesër qeveria do të prezantojë paketën e re për energjinë që do të aplikohet nga 1 tetori.

 

E pyetur në lidhje me deklaratën që Rama dha disa ditë më parë për ndërprerjeje të energjisë elektrike pas orës 22:00, Balluku sqaroi se qeveria nuk ka në plan të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00.

 

Ajo tha se po shqyrtohet plani që pas orës 22:00 të darkës të ndërpritet ndriçimi publik, ashtu sikur se Gjemani dhe disa vende të BE-së kanë nisur të aplikojnë.

TE TJERA