Lë Shqipërinë ku paguhej 400 euro dhe shkon infermier në Gjermani! Tregon sa paguhet aty

Shumë infermierë shqiptarë kanë vendosur të largohen drejt Gjermanisë dhe Ardis Halilaj, është njëri prej tyre. Ai e ka ndarë mendjen se nuk mund të punojë për 400 euro në Tiranë.

 

Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në “Euroneës Albania”, Halilaj u shpreh se rroga mesatare e infermierëve në Shqipëri ishte 400 euro, ndërsa në Gjermani paga është mbi 2 mijë euro.

 

“Arsyeja kryesore që unë vendosa për t’u larguar ishte dëshira për të arritur diçka më shumë dhe fakti që e shikova shumë mirë që me gjendjen ekonomike që unë mund të kisha duke punuar si infermier në Shqipëri, e kisha shumë të vështirë të ndërtoja të ardhmen.

 

E mora këtë vendim se doja të kisha një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri, rroga mesatare e infermierit ishte rreth 400 euro, ndërsa këtu disa herë më shumë. Më shumë se 2 mijë euro, varet edhe nga zona ku jeton”, u shpreh Halilaj.

 

Ardisi nuk është as i pari dhe as i fundit që po largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe shkaku kryesor është vetëm një, rroga.

 

Numri i atyre që kanë mbaruar për mjekësi dhe infermieri dhe po ikin në Gjermani vazhdon të rritet dita-ditës, duke e lënë sistemin tonë shëndetësot në një kaos të plotë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...