Këta janë çiftet shqiptare që edhe në punë janë bashkë, të fundit Bora Zemani dhe Donaldi

Ka disa personazhe publike që partnerin e duan gjithnjë afër madje nuk ndahen dot prej tij as në punë. Prandaj dhe përveç “kuletës” ata kanë ndarë shpeshherë edhe skenën ose shesh xhirimet së bashku.

 

 

Bora-Donald Çifti më i përfolur i momentit Bora dhe Donaldi do të prezantojnë së shpejti “Dancing with the Stars”, Bora do të jetë në skenë ndërsa Donaldi në “gold room”. Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë program së bashku pasi disa vite më parë prezantuan edhe treshat, por asokohe mes çiftit të tyre qëndronte Romeo. Ami – Ermali Një tjetër çift që ka ndarë skenën bashkë ka qenë Amarda Toska dhe komediani i njohur, Ermal Mamaqi.

 

Ata ishin disa vite më parë prezantuesit e programit, “Dancing with the Stars”. Ami zotëronte skenën, ndërsa Ermali “gold room-in”.

Turi-Orinda: Pas disa prej teksteve të këngëve të Orinda Hutës fshihet bashkëshorti i saj, Turjan Hykso. Por përveç muzikës ata kanë prezantuar së bashku edhe emisionin “Familja”.

 

Jonida-Besniku
Seriali “O sa mirë” kurorëzoi dashurinë e çiftit simpatik, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi. Por edhe disa vite më pas ata u panë përsëri bashkë në sheshxhirimin e një tjetër seriali, por që këtë herë u xhirua në Shqipëri dhe që ishte seriali “Hot”.

 

Albani- Bieta
Fillimisht ajo do të ishte gazetare, më pas kryeredaktore dhe më pas do të zinte vendin e opinionistes në “Top Show”, program që drejtohej nga Alban Dudushi dhe që për një periudhë kohë krah tij ishte dhe bashkëshortja e tij, Bieta Sulo.

 

Mihrija dhe Naimi Prej vitesh ndajnë jo vetëm emocionet në muzikë por edhe me programet e tyre televizive. Ndaj Mihrija dhe Naimi janë një nga çiftet më “cool” të showbizit shqiptarë. P.S nuk harrojmë asnjëherë edhe çiftet e këngëtarëve që kanë bërë duete me njëri-tjetrin e që janë të panumërt.

TE TJERA