Foto me ilaçin e rrezikshëm/ Getinjo shkakton polemika në rrjet, reagon Fatma Haxhialiu: Kujdes, sepse kjo nuk është gallatë

Pa asnjë koment, Getinjo postoi në rrjetet sociale këtë foto me “Xanax” në dorë. Menjëherë rrjeti shpërtheu.

 

Arsyen mund ta merrnin me mend nëse e dini se çfarë është ‘Xanaxi’. Nëse jo, ai është një lloj medikamenti që i përket klasës së benzodiazepinës dhe ndikon në qetësimin e nervave nëpërmjet veprimit në tru e në nerva, nëpërmjet stimulimit të një elementi kimik të trupit.

 

Ku qëndron problemi në veprimin e reperit? Sipas shumë njerëzve ai po “reklamonte” një ilac vërtetë të fotë i cili nëse përdoret në mënyrë të gabuar mund të ketë shumë efekte anësore.

 

Si reagoi Getinjo? I shpejt ishte reagimi i reperit, i cili u shpreh përmes disa postimeve në Instastory se fillimisht nuk ishte përdorues i ‘Xanax’. Së dyti tha se e kishte gjetur në makinë nga koha kur e merrte dhe thjesht e ndau me ndjekësit. Së treti, ai tha se të tilla ilace mund të të ndihmojnë me ankthin dhe atakët e panikut, por vetëm nëse mjeku jua këshillon dhe nuk është mirë që të merren vetë. Së katërti, nënkuptimi i këtij postimi lidhet me një diss. Kemi parë forma të ndryshme të diss-eve mes reperave dhe kjo ishte forma e Getinjos.

 

“Nuk përdor Xanax por më ka mbetur në makinë kur merrja dikur. Ka nevojë pak dikush ta pijë dhe të qetësohet. Nuk të bën gjë keq nëse të thotë mjekut. Merreni dhe qetësohuni. Shumë më shkruajnë se kanë atak paniku dhe depresion. Nuk është Xanax i mirë nëse përdoret për një kohë të gjatë. Në plot raste të ndihmon për panikun dhe ankthin. Flisni më parë me një psikolog, mos e merrni për qejf. Mos u bëni filozofë dhe mjek. Nuk jeni mësuar akoma me mua.” -shprehet ai.

 

 

Mes njerëzve që kanë reaguar për këtë status ka qenë edhe moderatorja Fatma Haxhialiu. Përmes një statusi të gjatë në Instastory ajo shkruan se artistët, sidomos atyre që shihen si idhuj nga fëmijët e të rinjë, duhet të kenë kujdes në lidhje me ato që hedhin në Instagram, sidomos me këtë lloj përmbajtje. Edhe pse e vlerësoi thirrjen e reperit për t’u konsultuar me mjekun, Fatma theksoi rëndësinë e të pasurit informacione në lidhje me Xanax-in e të tjera ilaçe, sidomos nga ata që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, që nuk duhen trajtuar më si dicka e lehtë.

 

“Shume prej jush me kane nisur kete story, te shqetesuar dhe me te drejte… Jam e bindur dhe pasi ndoqa storyt Getinjos e pash qe ishte nje forme provokimi apo qofte edhe diss per dike, e ne fund e ka zhdramatizuar duke thene qe ishte shaka. Shpesh e ka permendur ne videot pasuese, qe duhen marre me rekomandimin e mjekut dhe me vjen mire qe e ka nenvizuar. Ama i lutem atij dhe cdo artisti qe te tregojne kujdes,

 

sepse shendeti mendor nuk eshte loje, as gallate, apo batute, shume adoleshente qe ndjekin ata dhe i besojne verberisht dhe madje me shume se prinderit e mjeket, mund te mendojne se Xanax mund te pihet kur ke nje shqetesim…mos harroni qe per nje adoleshent dhe nje sherr banal, apo nje provim duket si fundi i botes e mendon se shpetimin e gjen ne ilace qe duken cool ne Instagram. Xanax eshte nje medikament i rende qe merret vetem me rekomandim nga mjeku, sepse pasojat jane te renda!

Vleresoj faktin qe Getinjo ndan me ndjekesit e vet edhe momente vulnerabel ku tregon se ka probleme si te gjithe dhe ju jep force e motivim qe t’i kalojne, por ju lutem beni kujdes me pjesen e ilaceve. Njerez te dashur, nuk eshte cool te pish ilace pa rekomandimin e mjekut, nuk eshte ok te mos marresh seriozisht shendetin mendor, ilacet nuk jane shaka, ju lutem

 

MOS MERRNI KURRE ASNJE MEDIKAMENT PA REKOMANDIMIN E SPECIALISTIT . Ju lutem nqs perjetoni ankth apo depresion merreni seriozisht dhe keshillohuni me specialistet . E ndjeva per detyre ta beja kete postim, ne respekt te shume prinderve dhe adoleshenteve qe me kane.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...