A do të ndërpritet energjia elektrike pas orës 10 të darkës? Balluku: Nesër prezantohet paketa e re!

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku tha për mediat se nesër qeveria do të prezantojë paketën e re për energjinë që do të aplikohet nga 1 tetori.

E pyetur në lidhje me deklaratën që Rama dha disa ditë më parë për ndërprerjeje të energjisë elektrike pas orës 22:00, Balluku sqaroi se qeveria nuk ka në plan të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00.

Ajo tha se po shqyrtohet plani që pas orës 22:00 të darkës të ndërpritet ndriçimi publik, ashtu sikur se Gjemani dhe disa vende të BE-së kanë nisur të aplikojnë.

“Pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. Gjermania e ka aplikuar këtë dhe do të thosha që aplikimi i ndriçimit publik, i njësive tregtare dhe gjithçkaje tjetër ndodh nga ora 16:00 deri në orën 22:00. Vetëm ai interval lejohet që të ketë drita të ndezura, por flasim gjithmonë për ambientet publike.

Pas atij momenti fiken dritat deri në ditë tjetër, në orën 16:00.

E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë edhe shtete të tjera. Është pjesë e paketës së kursimit të energjisë. Ne nesër së bashku me kryeministrin do të bëjmë prezantimin e paketës për energjinë për sa i përket edhe fashës 800 kw/h që do të fillojë aplikimi nga 1 tetori, edhe disa masa të tjera drastike që ne do duhet të ndërmarrim në vazhdim.

Disa janë marrë si praktikat më të mira nga shtetet e tjera evropiane, disa janë kostumizuar me kërkesën e vendit tonë. nesër në orën 09:00 do prezantojmë paketën e krizës energjitike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...