Sikur e kanë bërë për provokim apo si? Festë me birra e qofte tek dera e xhamisë

Kryetari i Bashkia Bulqizë, Lefter Alla ftoi banorët e qytetit që ti bashkoheshin dy netëve festive, me muzikë dhe argëtim. “Bashkia Bulqizë organizon koncert festiv 2 ditor për të kaluar mbrëmje të paharrueshme në qytetin tonë.” thuhet në njoftimin publik të bashkisë.

 

Vendi për zhvillimin e kësaj feste u caktua parku përballë xhamisë së qytetit. Por kjo do të krijonte një shqetësim tek besimtarët mysliman, pasi në hyrje të xhamisë, ishin ngritur tenda për shitjen e birrës.

 

Në Islam janë haram të hahen dhe të pihen të gjitha ato gjëra që të heqin (trullosin) mendjen, helmojnë trupin ose që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

 

Për këtë arsye, feja Islame ka ndaluar çdo lloj pije dehëse. Myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, në një reagim në rrjetin social Facebook, do ta konsideronte një veprim të tillë “turp të madh”.

 

Besimtarët dhe qytetarët e kanë quajtur të papranueshme, duke ngritur shqetësimin se një veprim i tillë i organizatorëve, nuk duhet të kishte ndodhur. Për këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.

 

Shumë prej tyre e quajnë provokim këtë gjë dhe s’duhet të ndodhë më, pasi është e paparanueshme të bëhet kjo gjë para Xhamisë së qytetit, kur ke plot vende të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...