Shqiptarja braktis burrin dhe 3 fëmijët dhe fillon direkt bashkëjetesë me tjetër person

Një grua nga Ferizaj në Kosovë ka braktisur tre fëmijët dhe burrin e saj dhe ka shkuar të jetojë me një person tjetër.

 

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, e dyshuara është intervistuar të hënën dhe rasti është në procedurë hetimore.

 

“Më 05.09.2022 është intervistuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se me datën e lartcekur (03.09.2022) kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj dhe kishte shkuar te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.

 

Kemi dëgjuar histori kur burri braktis gruan dhe fëmijët dhe shkon e të bashkëjetojë me një femër tjetër, por tani po ndodh e kundërta.

 

Të ndahesh nga burri ëhstë mëse normale, por jo të ikësh kështu në këtë mënyrë, aq më tepër kur në mes janë 3 fëmijë që kanë nevojë për nënën pranë.

 

Problem është fakti që raste të tilla po shtohen dita-ditës si në Kosovë dhe në Shqipëri, gjë që tregon që shoëria jonë nuk është paska në rrugë të duhur për nga mënyra si vepron.

TE TJERA