Rudina nis sezonin e ri, por mbetet pa fjalë nga surpriza që i bëri e bija (foto)

Sezoni i ri televiziv ka nisur dhe ekranet janë mbushur me emisione dhe personazhe publik. Patjetër që Rudina Magjistari është e parnishme në çdo sezon dhe këtë herë e ka nisur më ëmbël se zakonisht dhe Rudina është përlotur nga surpriza.

 

Me të hyrë në studio, moderatorja ka marrë një surprizë shumë të bukur nga e bija dhe bashkëshorti. Mia i kishte dërguar mami Rudinës një kuti me trëndafila dhe një letër ku i uronte fat në sezonin e ri.

 

“Me nje tekst te diktuar nga Mia ime, gjithe dashuria e botes e permbledhur ne dy rreshta. Ky po qe eshte nje fillim i mbare!”, shkruan Rudina.

 

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Rudina Magjistari ka folur si rrallëherë për bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Çifti kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë dhe duket se kanë gjetur kiminë e duhur me njëri-tjetrin.

 

Gjatë një interviste me moderatorin Labinot Gashi, Rudina ka treguar se ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi, pavarësisht punëve të shumta.

 

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”, u shpreh ajo.

 

TE TJERA