Profesori Tupe: Edi Rama ka probleme, e kam këshilluar të kurohet në Francë

I ftuar në një emision kombëtar, profesori Edmond Tupja tha shumë gjëra por sigurisht që u ndal edhe tek situata politike në vend.

Gjatë bisedës në studio ai u ndal edhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa kujtoi edhe një deklaratë të atëhershme të kryeministrit Rama, i cili në atë periudhë ka përmendur vitin 2029.

“Është vështirë dhe unë kam një frikë sepse Rama në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit përmendi dy herë 2029. Deri në 2025 ai do jetë kryeministër pastaj nga 2025 do të bëhet president . e kam këtë ndjesi, por nuk jam nga ata që i hedh lule vetes”, u shpreh ai.

Sipas profesorit, kjo nuk ishte e diçka e rastësishme. “Dështoi në basketboll, si piktor nuk u bë i famshëm. Pra ai ka probleme me veten. Duhet të shpëtojë nga vetvetja.”, tha me tej Tupja.

Gjithashtu ai u shpreh se xhelatët nuk duhet të adhurohen. “Nëse shqiptarët do të vijojnë të shesë votën e tyre , ato do të shesin edhe shpirtin.

Njerëz me simpati të djathta për të mbajtur vendin e punës kanë votuar PS”, tha më tej Tupja, duke shtuar: “Unë këshilloj të bëjë një kurë njëherë në Francë, zgjat pesë vite kura”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...