Për ju qe mendoni se është e thjeshtë të ikësh me gomone në Francë, dëgjojeni historinë e zotëris…

Shumë shqiptarë duan të largohen drejt vendeve të tjera me gomone dhe kanë qenë jo të pakta rastet kur janë kapur nga policia.

Më i fundit ka qenë një rast i shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë, por janë ndaluar nga policia franceze.

Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video, ata janë lyer me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre. Channel 4 News bën me dije se në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë, kurdë dhe irakianë.

Së fundmi gazetari Abcnews.al, Ermal Vaka, ka intervistuar një prej personave që ishte pjesë e këtij grupi shqiptarësh që tentuan të largoheshin me gomone drejt Britanisë së Madhe. Ai ka rrëfyer se ka paguar 4 mijë euro por udhëtimi nuk shkoi siç parashikohej pasi u kapën nga policia.

Qytetari rrëfen se është hera e 3 që tenton të largohet drejt Britanisë së Madhe. “Në këtë gomonen që e shpoi policia, që u shpërnda në rrejte sociale dhe në mediat e huaja. Kam qenë tek ky rast, unë bashkë me djalin.

Na kapën policia, disa ikën dhe disa na kthyen mbrapsht. Udhëtimi me gomone është shumë i rre zikshëm po nuk kam asnjë të ardhur këtu. Udhëtimi me gomone është të luash me jetën.” tha qytetari.

Mes të tjerash ai ka treguar edhe rrugëtimin e vështirë duke thënë se kushdo që e provon konkretisht po luan me jetën. “Nuk ka më keq se udhëtimi me gomone. Mos e pyet. ”

“Kontaktet i kam pasur me një mik. 2 rrugë 12 mijë paund. Rrugën e fundit e kam paguar 4 mijë euro. Më së shumti udhëtonim natën. Radhën e parë 7 orë radhën e dytë rreth 4 orë. Ndërsa në këtë gomonen e fundit na kapën” tha qytetari

https://fb.watch/fnprZpzCvo/

TE TJERA