Pak ditë pasi u bë nënë për herë të tretë, vjen lajmi befasues për Arbanën! Do e shohim në…

Nuk është një lajm i ri, pasi është aluduar edhe më parë, megjithatë duke ndjekur diturinë e të parëve tanë që thonë

“Ku ka zë nuk është pa gjë” dhe sidomos kur ky “zë” është burim nga disa media të ndryshme, mesa duket ka shumë gjasa që Arbana Osmani të drejtojë këtë vit Festivalin e Këngës në RTSH.

Këtë herë, burime pranë “Anabel.al” bëjnë me dije se moderatorja dhe partneri i saj, Eduart Grishaj në rolin e regjizorit, do të jenë në krye të organizimit të festivalit.

Cka e përforcon më tepër lajmin është fakti që drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejd Joti është mik prej vitesh me Osmanin dhe do ta kishte mjaft të lehtë t’ja besonte asaj moderimin e eventit të rëndësishëm.

Megjithatë Arbana, e cila sapo është bërë edhe nënë për herë të tretë, do duhet të punojë për Festivalin teksa do të nisë edhe Big Brother Vip 2, me “reality show”-n që përflitet se do të nisë pikërisht në fund të vitit, periudha tradicionale e vitit kur mbahet eventi muzikor.

Edhe vitin e shkuar Arbana ishte pjesë e Festivalit për disa minuta, teksa u realizua lidhja mes skenës së tij, ku performonte Alban Ramosaj, me motrën e tij. ish-banoren e Big Brother, Beatrix Ramosaj, teksa moderatorja u shfaq në ekranin gjigand të spektaklit për të marrë emocionet e të dyve.

Ndërkohë një tjetër emër i përfolur këtë vit si pjesë e Festivalit është edhe Flor Mumajesi si drejtor artistik, megjithatë vetë këngëtari i ka hedhur zërat poshtë, në njëfarë mënyre. /News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...