Eni Vasili reagon për ngjarjet e fundit: Nuk e kam personale me Ramën, por ai po na prish…

Eni Vasili dhe moderatorja e emisionit “Open” ndërsa ka komentuar ndërhyrjen e IKMT-së për lirimin e bregdetit, deklaroi se “Prestige Resort” është një copë Europë në atë mishmash në të cilën ndodhet Golemi.

Por Vasili harron se Europa nuk e uzurpon bregdetin, nuk e ndan me parcela me blloqe betoni, si “tokë e xanun”, pasi është pronë publike dhe si e tillë u përket të gjithë qytetarëve.

Në vendet bregdetare të Europës asnjë resort nuk hyn në det, siç ka ndodhur me rastin e “Prestig Resort” që ka uzurpuar jo pak por mijëra metra katrorë rërë e det.

Vetëm një gjë të vërtetë ka deklaruar sot gazetarja Vasili, kur tha se është një vend shumë i bukur, por sërish nuk përmendi se si ai vend i bukur u shëmtua nga Irfan Hysenbelliu.

Sipas Vasilit, janë vetëm dy pishina që po prishen, por mesa duket edhe blloqet e betonit gazetarja i sheh si pishina.

“Ajo që shikon sot në ‘Prestige’, aty ku është një vend shumë i bukur një investim fantastik, duket si një copë Europe në mes atij mishmashi që afron Golemi dhe të shohësh ato pamje të vjen keq.

Duket sikur kanë rënë bombat e një lufte. Çdo qytetar ndihet i prekur nga kjo gjë, tani ajo çfarë thua çfarë garancie kam unë. ‘News24’ po reagon në mënyrën e vet dhe po bën shumë mirë. Nuk është thjesht çështje personale”, ka thënë Vasili.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...