Edhe Meta po ankohet se s’i del rroga: Nuk përballohet jeta me këto çmime marramendëse

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë që ka një pasuri prej 4 miliardë lekësh, është ankuar sot për rrogat dhe çmimet marramendëse, të rritura për shkak të pandemisë dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Gjatë një takimi me strukturat e gruas së degës PL-së në Tiranë, Meta vajtoi varfërinë e qytetarëve dhe largimin e të rinjve nga vendi. Ai deklaroi se me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse nuk përballohet jeta.

“Nuk mund të vazhdohet kështu pasi rrezikojmë të shpërbehemi si komb dhe shtet sepse është kërcënuar si asnjëherë tjetër familja shqiptare.

Takojmë gra, nëna, që thonë s edhe fëmija i fundit iku për në Gjermani apo Angli sepse nuk mund të martoheshin, të jetonin, të blinin apartament, nuk përballohet jeta me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse.

Ikën për hir të fëmijëve, edhe pse mund të jenë në vende të mire pune. Për shkolla për qetësinë, për sigurinë dhe kjo nuk mund të vazhdojë më tej. Nuk mund të bëjmë atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi? Nëse do t’i shikoni të gjitha statistikat, nuk ka statistika më të errëta.

Një vend ku në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat pensionet pasi po të ishin rritur do të ishte e vështirë të vidhej në këto përmasa, jo vetëm me aferën e inceneratorëve”, theksoi ish-presidenti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...