“Dimri i vështirë po afron” ja disa teknika se si mund të kurseni energji

Dimri po afron dhe siç është paralajmëruar shumë vende në botë, përfshirë këtu dhe Shqipëria do të kenë probleme sa i takon sigurimit të energjisë elektyrike e rritjes së çmimeve. Por ja disa ide se si mund të kurseni energji, gjatë kohës që përdorni elektroshtëpiaket.

 

 

1. Sa më i mbushur të jetë frigoriferi, aq më pak harxhon

Qendra e konsumatorit në Brandenburg, ka deklaruar se rreth 20 për qind e energjisë në frigorifer humbet sa herë hapni derën. Logjikisht, nëse frigoriferi është i mbushur me shishe uji, ai do të humbasë më pak energji, sepse shishet do të veprojnë si depo të ftohta.

 

Kjo do t’ju ndihmojë të shpenzoni më pak energji sesa po të kishit një frigorifer bosh.

 

“Në terma afatgjatë, kjo çon në konsum më të ulët të energjisë,” thotë konsulenti i energjisë Jahn. Nuk duhet të jenë domosdoshmërisht shishet e ujit, por edhe enët do të funksiononin.

 

Megjithatë, uji konsiderohet të jetë një akumulues veçanërisht i mirë i ftohtë. Por kushton edhe para dhe duhet konsumuar ose do të shpërdorohet.

 

“Dimri i vështirë po afron” ja disa teknika se si mund

 

 

2. Ndërrimi i frigoriferit pas 10 vjetësh

Shpesh dëgjohet se frigoriferi duhet ndërruar çdo 10 vite, por sa e vërtetë është kjo? “Është e vështirë të vlerësohet kjo në përgjithësi,” thotë konsulenti i energjisë në qendrën e konsumit në Brandenburg.

 

Megjithatë, pas 15 vjetësh, ka kuptim, por duhet të përqendroheni së pari në konsumin e energjisë së pajisjes dhe së dyti në konsumin tuaj të ushqimit. Ia vlen të kontrolloni konsumin e energjisë së pajisjes së re dhe konsumin e saj thotë konsulenti i energjisë.

 

Nëse do të blini një frigorifer, por jeni pak anëtarë në familje, nuk duhet të zgjidhni një frigorifer të madh pasi do të harxhoni më shumë energji.

 

 

3. Larja e enëve me lavastovilje apo me dorë?

Një studim i bërë në 200 familje në Universitetin e Bonit, Gjermani ka në qendër të tij konstatimin se ku harxhohet më shumë energji: kur i lan enët në lavaman apo në lavastovilje.

 

Ai doli në përfundimin se një lavastovilje është 50 për qind më ekonomike me ujë dhe 28 për qind me energji elektrike sesa larja me dorë. Nëse gjatë dimrit ju përdorni më shumë ujë të ngrohë sesa të ftohtë kur lani enët, atëherë po harxhoni më shumë energji sesa po ti lanit enët në lavastovilje.

 

Në të kundërt, lavamani është zgjidhja më e mirë për të kursyer.

 

 

4. Gradimi i larjes së rrobave

Nëse ju i lani rrobat me 40 gradë, në vend të 60 gradë, ju harxhoni 50% më pak energji. Prandaj sugjerohet që ti lani rrobat me programe më të shkurtra duke perdorur dhe atë me proces të shkurtër.

 

Kjo pasi sa më shumë ujë të ngrohtë të nevojitni, aq më tepër energji harxhoni.

TE TJERA