Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte sot në Shijak për të denoncuar djegien e plehrave. Meta akuzoi qeverinë për aferën e inceneratorëve, duke e quajtur m fie. Ai shprehu sipas tij solidaritetin me banorët.
“’Këtu qeveria e incneratorëve. Ushtorjnë edhe t rror ndaj banorëve që të mos ankohen. Jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë me të gjithë banorët”, tha ai.
Meta fillimisht denoncoi në llogarinë e tij në Facebook, ndërkohë që më pas shkoi në zonë, e cila ishte mbuluar nga tymi. Sipas Metës, inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe plehrat digjen në këtë mënyrë duke shkaktuar një krim mjedisor.
Lidhur me këtë rast, reagoi policia. Sipas uniformave blu tymi është shkaktuar nga djegia e gomave dhe është kapur një 47-vjeçar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit si pasojë e djegies së gomave të makinave dhe sendeve të tjera, në fshatin Sallmonë, Shijak, kanë organizuar punën dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, konkretisht të shtetasit:
-A. M., 47 vjeç, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve”, njoftoi policia.