Një mjek në Itali ndërroi jetë nga Covid, ndërsa dyshohet se u infektua teksa vizitonte pacientë pozitivë, në kohën kur pandemia ishte në kulmin e saj.
Sigurimi kishte refuzuar dëmshpërblimin, por tani gjykata e Vercellit ka rënë dakord që për vajzën e tij humbja e jetës së babait të saj të quhet si aksi dent në punë.
Ndërkohë kompania e sigurimeve u urdhërua të paguante 130 mijë euro, nga të cilat 125 mijë si dëmshpërblim dhe 5 mijë si gjobë për shlyerje të vonuar.
Mjeku ndërroi jetë në vitin 2020 pas infeksionit me koronavirus, me të cilin ra në kontakt teksa ndihmonte pacientët e shtruar në spital në Italinë Veriore. Mjeku vizitoi gjithashtu pacientë pozitivë në shtëpi.
Më 21 dhjetor 2020 kompania e sigurimeve refuzoi kërkesën e kompensimit të familjes për shkak se “Covid nuk është një ak sident, por një sëmundje”.
Kompania e sigurimeve madje shkoi aq larg sa kundërshtoi se mjeku e kishte marrë infeksionin në vendin e punës dhe pretendonte se ishte infektuar diku tjetër.