Kastro Zizo ‘tall’ keq kolegët e tij: Janë rritur me gjizë e hudhra dhe tani bëjnë si…

Kastro Zizo ka zbuluar arsyen përse nuk ka marrë pjesë në koncerte gjatë sezonit veror, gjë e cila sipas tij ka ndodhur pasi prej 3 vitesh ai është tërhequr nga skena.

 

Më tej këngëtari ka thumbuar edhe kolegët e tij, ku është shprehur se “artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet, e ndërsa persona të tjerë janë rritur me gjizë e hudhra por e shesin veten si diva.

 

 

Megi Latifi: Si është e vërteta e koncerteve?

 

Kastro Zizo: E vërteta e koncerteve është se kam refuzuar koncertet dhe e vërteta e koncerteve është se nuk janë koncerte. Besomëni që edhe artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.

 

Aldo: Një sekondë tani. Edhe Christina Aguilera ka qenë në dasmë në Rusi.

 

Kastro Zizo: Po ka qenë se i ka dhënë petullat ai, i ka dhënë lekët ai njeriu dhe ka kënduar. Është një gjë që Christina e ka pranuar, di dhe është një industri tjetër dhe është një gjë tjetër që X artistë këtu të rritur me gjizë e hudhra ta shesin personalitetin e vet si diva apo divër internacionalë.

 

 

Aldo: Problemi është te gjiza dhe hudhra, se gjizë dhe hudhra ka ngrënë edhe Michael Jackson?

 

Kastro Zizo: Pak kohë ka ngrënë ai gjizë e hudhra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...