“Kam vizituar 134 vende të botës”, Blendi Fevziu zbulon kush e shoqëron në udhëtime

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar në “ABC e Mëngjesit” se ka vizituar 134 vende të botës dhe është shumë i dhënë pas guidave. Ai ka deklaruar se përpara se të shkojë në një vend, ka shumë informacion lidhur me gjithçka.

“Përpara se të nisem në një vend, unë jam thuajse i informuar për vendin. Unë di ekzaktësisht se çfarë ka vendi. Njeriu udhëton me dëshirat e tij, e dinë se çfarë duan. Dikush di të gjitha vendet ku ka muzikë të mirë dhe shkon atje, dikush di plazhet më të mira dhe shkon atje se i pëlqen. Unë jam shumë i dhënë pas guidave.

Kam vizituar 134 vende, më kanë ngelur edhe shumë të tjerë që nuk janë anëtare të OKB-së. Ka edhe territore që duhet t’i konsiderosh”, tha gazetari.

Më tej, Fevziu zbuloi se më kë shkon në udhëtime, nga miqtë, familja deri te udhëtimet vetëm.

“Ndonjëherë udhëtoj me familjen, ndonjëherë kur ka vende të vështira vjen vajza ime e madhe, kam miq si Baton Haxhiu, udhëtoj dhe vetëm se më pëlqen.

Kur udhëtoj vetëm problemi më i madh që kam është darka, por unë mundohem kudo që shkoj të krijojë kontakte të reja. Zakonisht guida më e mirë është taksisti i aeroportit, të cilin mund ta pyesësh për gjithçka, nga çmimet se si janë te vendet. ”, tha Fevziu.

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës në lagjen Skënderbeg. Fatmirësisht, e moshuara 90-vjeçare, e cila jetonte...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...