Art me fije argjendi, ekonomistja rikthen traditën e filigranit në Shkodër, punimet e veçanta që realizojnë

Nga Simon Shkreli

 

Të thurësh me fije argjendi atë që sheh me sy. Ky është filigrani. Ai është kombinim i fijeve të holla dhe kokrrave të argjendit. Çdo detaj punohet me dorë, me mjeshtrinë e të të menduarit dhe të përpunimit të dizajnit. Puna është shumë e vështirë, por e detajuar.

 

Për shekuj ishte traditë e Shkodrës. Talenti i mjeshtrave të saj ka kaluar përtej kufijve të Shqipërisë. Sot kjo zeje është thuajse në zhdukje.

 

Për rikthimin e kësaj tradite mendoi Aurora Piranej. Hoqi dorë nga puna në një institucion financiar, për të hapur një laborator të punimeve në argjend. Ajo la pas shifrat për t’iu përkushtuar ngritjes së kësaj punishteje. E quajti “Margjelo”.

 

“Erdhi si diçka që lind nga pasioni që unë kam patur gjithmonë për punën e dorës, për artin, për punët e imta. Gjithashtu kam patur edhe një të afërme që punonte në artistiken në shkodër, unë jam rritur duke parë punimet e saj, gjithmonë më tërhiqnin dhe tani pas një pune shumë vjeçare në një institucion financiar në Shkodër, kisha idenë për të ndërtuar diçka time, për të investuar enegjitë e mia, idetë e mia, për t’i investuar në një sipërmarrje timen”, tregon ajo.

 

Këtë sfidë Aurora e nisi pa i ditur vështirësitë që do të haste.

 

“Margjelo lindi në një periudhë kritike, sepse është nisur si sipërmarrje, pak ditë para pandemisë, dhe ka qenë shumë e rrezikuar, ka qenë shumë sfiduese të mbajturit e këtij biznesi, në këmbë. Produktet tona janë shumë të lidhura me turizimin dhe me ardhjen e pademisë çdo gjë ra, por kjo na bëri të mendojmë qasje të reja”, thotë Aurora.

 

Në këtë punishte, turistët mund të ndjekin nga afër mënyrën se si punohet produktin që ata do të blejnë.

 

“Ne bashkëpunojmë me agjenci turistike që vijnë dhe shohin laboratorin tonë të punës, se si ne e punojmë, këtë zeje kaq të vjetër, këtë zeje që nuk është ruajtur, nuk është trashëguar në breza, si e ruajmë, si e punojmë dhe si e trashëgojmë ndër breza. Kjo është diçka interesante, sidomos për të huajt”, thotë ajo.

 

Përveç kësaj gjithashtu, për ta bërë punën sa më pefekte, Aurora afroi në laboratorin e saj, disa nga mjeshtrat të punës me filigran të cilët janë shumë të pakët në Shkodër.

 

Hasan Meçani është ndër ata mjeshtrat e fundit të Shkodrës që merret me përpunimin e argjendit për ta bërë të gatshëm që për t’u përpunuar sipas dizenjimit dhe kërkesave. Ai madje sqaron edhe disa teknika që përdorën sot.

 

“Nxjerr 1.1 ose 1.2. Çohet sipas kërkesave që ka prodhimi”, thotë ai.

 

Kanë arritur të nxjerrin modele të ndryshme, të gjitha të punuara me dorë.

 

“Filluam të krijojmë dizenjo të reja, të personalizuara, siç iu thashë edhe më parë, kemi kërkesa të ndyrshme. Kemi kërksa për logo biznesesh, dikush do të bëjë dhuratë emrin e vet të shkruar me kaligrafi, dikush do një hartë të një qyteti. Kemi bërë punime nga më të ndryshmet. Kjo ka qenë ajo që na ka dalluar, na ka mbajtur aktiv në treg dhe i kemi mbijetuar kohës së pandemisë, pavarsisht vështirësive që kishte ajo periudhë”, rrëfen Aurora.

 

Hasani tregon se në periudhën e mëparshme ndërmarrja Artistike e Shkodrës e siguronte argjendin nga Miniera e Trepçes në Kosovë, ndrësa sot gjetja e tij është e vështirë.

 

“Shumë problem, sepse ne e kërkojmë dhe nuk gjejmë si e duam dhe pastërtinë e tij duhet ta dish se blerësi duhet të jetë i sigurtë. Kemi marrë nga Kosova, jo i mirë po shumë i mire”, thotë Meçani.

 

Motivet kombëtare janë kryesorët dhe më të kërkuarat nga dashamirët dhe adhuruesit e filigranit.

 

“Për momentin po punohen disa figurina me motive kombëtare, në këtë peridhë këto kanë më shumë kërkesë. Procesi: Disa nga figurinat prodhohen me dorë të lirë, të tjerat ne përdorim forma të gatshme që na ndihojnë t’i japim formën kryesore, më pas realizohet ajo ajo mbushja e brendshme, dizenjimi i figurinës, secila prej tyre ka veçantitë e veta, ka tela, fije argjendi me madhësi të ndryshme, ka dizenjo, copëza të ndyshme që përdoren për mbushje, është një proces shumë i larmishëm, edhe i komplikuar edhe i vështirë për t’u realizuar”, thotë Aurora.

 

“Margjelo” i ka kushtuar rëndësi edhe punimeve për femrat e shquara Shqiptare, ku kanë personifikuar si Sebahi Kasimatin apo edhe Sevasti Qirjazin.

 

“Është një femër nga Zadrima, duke e mbajtur një poçe me ujë në kokë, është komplet punë dorë, kjo figurinë, kjo dizenjo dhe format e jashtme dhe të brendshme çdo gjë punohet me dorë të lirë. Nuk është nga ato punime që ne përdorim forma. Çdo detaj është i punuar me dorë të lirë. Fillimisht krijohet, ne e qujamë udhëzimi, i jepet forma kryesore, pastaj i krijohet forma e flokëve. Kjo është punuar për dikë që e ka emrin Diana, edhe do ti bëhet dhuratë për ditëlindje. është e dizenjuar nga ne, me dorë të lirë. Shumë punime të personalizuar, na kanë kërkuar logo biznesi, foto çifti, që janë bërë dhurata për martesë. Kjo është logoja e festivalit të fëmijëve që u zhvillua tani në qytetin tonë. Kemi një punim që kemi bërë për shkencëtaren e parë Sabiha Kasimati, është një kompozim me disa peshq. Kemi nisur një rubrkikë të punimeve me filigran që personifikojnë disa femra shqiptare, një është për Savasti Qiriazin, është forma tipike që shfaqet në fotot e Savasti Qiriazit. Me penën që ajo ka në kokë, që personifikon shkrimet e saj”, tregon ajo për procesin e punës.

 

Aurora tregon se ka paë një interes shumë të madh nga të rinjtë që ta mësojë këtë profesion.

 

“Kemi një bashkëpunim me shkollën profesionale Hamdi Bushati në shkodër, kanë ardhur disa vajza që kanë mësuar teknikën e filigranit. Është për t’u duartrokitur sepse e duan dhe po të investohet në këtë pjesë, po të zgjerohet bashkëpunimi, të nxiten më shumë nxnësit, t’u tregohet se filigrani është pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë tonë kombëtare. Por po, nxënësit kanë arritur të nxjerrin shumë produkte nga duart e tyre”, thotë Aurora.

 

A ja vlen të merresh me artizanatin e filigranit?

 

“A ia vlen? Duke ditur të gjitha gjërat që ne prodhojmë dhe kemi këtu janë pjesë e trashëgimisë kulturore, mund të themi po ia vlen shumë. sepse fundja nuk është thjeshtë tregti, ne prodhojmë, është një zeje e lashtë sa bota, puna me filgran, edhe prodhojmë edhe ruajmë trashëgiminë tonë kulturore”, shpjegon Aurora.

 

Sipas gjetjeve arkeologjike e kaluara e punimeve të argjendit shkon deri në 3 mijë vjet para erës sonë.

 

E mbërritur deri në ditët tonë nga asirianët që kanë jetuar në Mesopotami. Ndërsa kohët e fundit kjo zeje sfidohet nga makineritë dhe modernizmi, ndërsa puna me dorë është thuajse e harruar. Të guximshmit i rikthehen traditës duke kontribuar jashtëzakonisht në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të traditës, me të cilën krenohemi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...