Do garojë në Gjermani, ky është këngëtari i ri shqiptar që po i bën të gjithë krenarë

Leonardo është emër i njohur i muzikës, i cili jeton në Austri, por ka famë në shumë vende të Evropës, madje disa herë është bërë pjesë e top-listave muzikore evropiane me këngët e tij.

Ai, ka karrierë të konsoliduar prej disa vitesh, nuk është vetëm këngëtar, por edhe songwriter dhe ka këngë të publikuara në Spotify, të gjitha në gjuhën angleze. Krahas muzikës ai është student dhe punon.

Leonardo Kryeziu, i lindur në Salzburg, Austri me prindërit nga Kosova, së fundi është ftuar nga “TV Scouter” i “PRO 7” për të të marrë pjesë në emisionin “The Voice of Germany“.

Edhe pse i ftuar në emision, Leonardos i duhej të kalonte shumë sprova, nga dhjetra mijëra që ishin lajmëruar për këtë show televiziv, vetëm 140 kandidatë kanë fituar mundësinë të prezantohen në Blind Audition. Këngëtari shqiptar e ka fituar këtë mundësi të artë dhe të enjtën e ardhshme, me 8.9.2022, në ora 20:15 ai do të prezantohet “The Voice of Germany“ në “PRO 7”.

Siç dihet, kandidatët të cilët prezantojnë performance të tyre në Blind Audition, rëndom janë të shoqëruar nga familjar ose shokë të tyre, por Leonardo do të shkojë vetë pasi që siç kuptojmë atë nuk mund ta shoqëroje askush në Berlind.

Megjjthatë, këngëtari i talentuar thotë se ai nuk do të jetë vetëm, pasi është i sigurt se do ti ketë gjithë shqiptarët pas vetës.

Pas emisionit, është mundësi që fansat të votojnë për të, e mundësia e votimit është nga e enjtja deri të premten në ora 11:00. Në këtë video do të mësoni se si funksionon mënyra e votimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...