Alfred Cako në zi, konspiracionisti jep lajmin e trishtë

Konspiracionisti Alfred Cako me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ditën e sotme është ndarë nga jeta, çuni i xhajës së tij.

Postimi i plotë: Sot ndrroi jete cuni im i xhajes, Jemin Cako. Qofte i xhenetit! I qofte dheu i lehte! Ti rrojne gjithe te afermit e tij, gruaja, femijet, niperit e mbesat! V arrimi behet neser, diten e hene, ora 11 paradreke ne varrezat e Sharres, Tirane.

Konspiracionisti Alfred Cako sezonin e ri nuk do të jetë më pjesë e Top Channel, por do e shohim me një emision të tij në RTV Ora.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Alfred Cako në një intervistë për këtë televizion duke zbuluar se emisioni i tij do të quhet “Jashtë Matriksit”.

Ndryshimet e politikës në Shqipëri,marrëdhëniet mes Turqisë e Greqisë e shumë çështje të tjera do të gjejnë hapësirë në emisionin e Alfred Çakos.

Alfred Cako: Synoj që brezin e ri ta mësoj dhe të ndikojë për ta edukuar në dy drejtime, së pari të mësojnë shkaqet e historisë që mesa kemi mundësi të përpiqemi të mos përsëritim gabimet, dhe e dyta është fakti që mua më pëlqen që rinia jonë – duke mësuar se çfarë ndodh në skutat ku merren vendimet e politikës botërore, – të jenë të ditur të mençur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...