Aleksia Peleshi: Do të “hiqja qafe” çerekun e popullsisë brenda një dite po të ma lejonte ligji

Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, Aleksia, ka deklaruar se nëse do të kishte mundësi do të “hiqte qafe”çerekun e popullsisë.

 

Teksa ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Aleksia është përgjigjur se do të “hiqte qafe” kategoritë më të rrezikshme për shoqërinë, nisur nga ngjarjet e fundit.

 

Kjo deklaratë e Aleksias ka shkaktuar debate të mëdha dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi në plan të parë kur e dëgjon, duket paksa e frikshme.

 

Aleksia ka të drejtë për kategoritë që përmend, por ndoshta kjo s’është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet që sjellin këta lloje njerëzish.

 

Në Shqipëri kjo lloj kategori njerëzish është kthyer në një problem madhor dhe që e has cdo ditë në rrugët tona, rasti më i fundit dje në Tiranë.

 

Pas videos që u bë publike në rrjetet sociale, Policia ndaloi një të moshuar 76 vjeç për veprime të pahijshme dhe aspak normale ndaj një vogëluesheje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...