Njihet kudo dhe ka bërë shumë pasuri/ Ja sa vjeç është në të vërtetë Hasbula i famshëm

Hasbula Magomedov është një nga yjet më të mëdhenj të TikTok sot dhe kudo që shfaqet tërheq shumë vëmendjen e ndjekësve dhe paparacëve.

19-vjeçari u fotografua duke shijuar stilin e tij luksoz të jetesës, më saktë duke drejtuar makinën e tij sportive prej 300 mijë dollarësh dhe u shoqërua nga truprojat në dyqanet luksoze ku po bënte “shopping”.

Influenceri rus u bë i famshëm në fund të vitit 2020 kur filloi të postonte video të tij në Instagram dhe TikTok dhe videot e tij u bënë virale.

Me pamjen e tij unike, ai së shpejti mblodhi një numër të madh ndjekësish në internet duke përfshirë 2.1 milionë ndjekës në Instagram dhe 4.7 miliardë shikime në TikTok.

Hasbula lindi me një mungesë të hormonit të rritjes dhe që kur u bë i famshëm ka tërhequr vëmendjen duke sfiduar yjet e shquar të boksit, një prej tyre ishte Conor McGregor.

TE TJERA