(video) Pse Rama nuk e piu gotën me verë që i ofruan në Serbi? Nuk i pëlqeu apo ka frikë se…

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot në Beograd ku ka marrë pjesë në samitin e organizuar në kuadër të “Open Balkan”.

 

Për të provuar se po ecë mirë iniciativa, në kryeqytetin e Serbisë ishte organizuar edhe një panair i verës e ku kanë marrë pjesë prodhues nga vende të ndryshme.

 

Në një video të publikuar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shihet se si kryeministrit Edi Rama i ofrohet një gotë verë e kuqe për ta degustuar, megjithatë Rama vetëm i merr erë dhe nuk e provon fare. Mbase s’i ka pëlqyer apo është frikësuar për ta provuar.

 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka “thumbuar” kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ndodhet në Beograd, ku ka marrë pjesë në panairin e verërave.

 

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Kosova “ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave”. “Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verërave në Kosovë”, ka shkruar ai.

 

Mirëpo, Haradinaj, me këtë postim ka “goditur” edhe Kurti për shkak të reduktimeve të shpeshta të energjisë elektrike. Ai tha se panari në Kosovë “dënohet me mungesë rrymë, duke pamundësuar funksionimin normal”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...