“Lutuni për mua”, këngëtari përfundon në spital dhe ka një kërkesë për fansat e tij

Maluma është një prej artistëve më të dashur të publikut në mbarë botën. Së fundmi Maluma ka përfunduar në spital.Këngëtari do t’i nënshtrohet një operacioni në gju.

 

“Po realizoj një operacion të vogël në të njëjtin gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj të mirë, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat”, ka shkruar ai në “Instagram”.

 

Nderkohe pak dite me pare, Bebe Rexha dhe Maluma janë shfaqur krah njëri-tjetrit. Këngëtarja shqiptare dhe artisti latin kanë marrë pjesë në “Formula Uno” që është mbajtur në Miami, ku kanë marrë pjesë shumë figura të njohura.

 

Artistja ka ndarë disa fotografi, ku spikati dhe ajo me yllin latin. Dyshja e famshme kanë një raport të mirë prej shumë vitesh dhe i kemi parë shpeshherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

 

Ndërkohë, kujtojmë që Maluma mbajti disa kohe më parë dhe një koncert në Tiranë në kuadër të turneut të tij botëror.

 

TE TJERA