Luana Vjollca ka sot ditëlindjen, e dini sa vjeçe është moderatorja?

Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Moderatorja mbush 31 vjeç dhe në këtë ditë speciale urimin më të mirë e ka marrë nga Marina.

 

Ajo ka ndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me të motrën teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Luanesha ime! Të dua pafund”, shoqëruar me një emoji zemër.

 

Mesnata e ka gjetur moderatoren duke festuar me të afërmit e saj. Siç shihet dhe nga disa video të publikuara në rrjete sociale, familja e ka surprizuar me fishekzjarre dhe me një tortë.

 

Luana Vjollca ishte një prej personazheve të njohur që mori pjesë në protestën e djeshme për mbrojtjen e vajzave dhe grave, nisur nga rasti i abuzimit të vajzës 11-vjeçare në Kosovë. Mesazhin e ka përcjellë dhe përmes rrjeteve sociale teksa ka ndarë diçka që ka realizuar më parë për projektin “Thuaje”.

 

Ndër të tjera, Luana ka ndarë dhe disa foto ku shfaqet me parulla ndërsa shkruan: “Jo, s’e kam paraprirë, thjesht kam treguar një realitet që fatkeqësisht ndodh kaq shumë e kaq shpesh në këtë vend, u mundova ta parandaloj me aq fuqi sa kam por s’ja dola as unë, sepse duhet të jemi gjithë bashkë per t’ja dalë!

 

#Thuaje mjaft dh unës ndaj vajzave të vogla e të mëdha!!!!”, ka shkruar moderatorja. Në këtë postim, njëri prej ndjekësve i shkruan se “Kur do ta kuptosh që nuk bën për muzikë“. Luana ia ka kthyer dike thënë se muzika është mënyra që ka zgjedhur për t’i thënë gjërat që ka në zemër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...