Ishin në lidhje për 6 vjet, vajza zbulon se i dashuri është vëllai i saj biologjik

Një vajzë, e cila zbuloi pas gjashtë bitësh se i dashuri i saj ishte në të vërtetë vëllai biologjik ka tronditur opinionin publik me historinë e saj.

 

Përdoruesja e Reddit ka treguar se si e zbuloi se partneri i saj me të cilin ishte prej 6 vitesh në lidhje ishte vëllai i saj biologjik.

 

Në postimin e saj, i cili është bërë viral, ajo nis duke thënë: “Sapo mora vesh se djali me të cilin jam lidhur prej gjashtë vitesh është vëllai im biologjik. Unë jam 30 vjeç dhe vëllai im është 32, por në postim do ta quaj i dashuri im. Ndihem çuditshëm për këtë. Unë u birësova kur isha foshnjë, por nuk e dija deri sa isha në shkollë të mesme.”

 

Ajo shtoi: Lidhja jonë ishte dhe është e mahnitshme. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë shpejt. Nuk kam takuar kurrë një person tjetër me të cilin të ndjej kaq shumë tërheqje dhe intimitet.

 

Siç mund të kuptohet, duke qenë se kanë kaq kohë bashkë e kanë konsumuar lidhjen dhe të dy kanë takuar familjet e njëri-tjetrit.

 

Fatirësisht, siç shpjegon vajza, fëmija nuk ishte në planet e tyre imediate, pasi mund të kishte lindur me një problem të rëndë shëndetësor.

 

Por si ka arritur deri aty sa ka marrë vesh se partneri i saj është edhe vëllai i saj?

 

Kur vendosi të bënte një test të thjeshtë të ADN-së për të zbuluar prejardhjen e saj.

 

“Isha e emocionuar duke pritur rezultatin, por pashë që jemi vëllezër. Unë u trondita. Sapo e mora vesh dhe ende nuk ia kam thënë”, duke shtuar se nuk mund ta shohë si vëlla.

 

“Ne kemi një shtëpi bashkë, jetojmë një jetë komode. Shpresoj që ky test të jetë i gabuar në fund të fundit, do të bëj një të ri së shpejti, por ende jam në panik. Unë ende e shoh atë si dashurinë e jetës sime ”, tha ajo./Abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...