IKMT mësyn tek një nga resortet e njohura të turizmit shqiptar, destinacioni i preferuar i vipave më të famshëm në botë (FOTO)

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit mëngjesin e sotëm (2 shtator) kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestige Resort” në plazhin e Golemit. Raportohet se ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim.

 

“Prestige Restort” është një nga atraksionet më të pëlqyera për të pushuar gjatë sezonit veror dhe jo vetëm. Me një larmishmëri të ambjenteve argëtuese, duke nisur nga pishinat, baret dhe restorantet, Resorti ka qenë dhe është destinacioni i preferuar i pushuesve vendas dhe të huaj.

 

 

Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur publik shqiptarë dhe jo vetëm që kanë zgjedhur “Prestige Resort” si destinacionin e tyre të preferuar të relaksit.

 

Fenomeni Armando Broja, pas përfundimit të Premier League, zgjodhi “Prestige Resort” si destinacionin e pushimeve ideale së bashku me familjen e tij.

 

Vetë talenti shqiptar ndau në Instagramin e tij foto teksa ndodhej duke pushuar në restortin “Prestige”. Teksa e gjithë bota fliste për të, Broja shijoi pushimet e tij në resortin më prestigjioz të Golemit.

 

 

Ky ishte një moment i rëndësishëm për turizmin shqiptar, ku futbollisti i njohur me qëndrimin e tij në “Prestige Resort” i bëri jehonë Shqipërisë në të gjithë botën.

 

Këngëtarja Melinda Ademi gjithashtu vendosi që të pushojë në ambientet relaksuese buzë detit Adriatik, në “Prestige Resort”.

 

 

Këngëtarja pozoi në një nga dhomat e resortit më prestigjioz të Golemit, duke u shfaqur me një fustan të bardhë, të shkurtër që i tregonte linjat perfekte trupore.

 

 

“Prestige Resort” është bërë një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj.

 

Aktorja dhe modelja e njohur spanjolle, Natalia Mesa Bush, me anë të një fotoje në Instagram tregoi se vizita e parë në Shqipëri, në “Prestige Resort” i kishte pëlqyer shumë dhe se do të rikthehej sërish.

 

Vipat e huaj me fjalët më të mira për perlën e turizmit shqiptar kanë promovuar kështu turizmin e vendit tonë kudo.

 

Resorti më prestigjioz i Golemit mirëpriti një mysafire të veçantë me famë ndërkombëtare. Këtë herë aktorja amerikane Sincerely Ward, e cila ka luajtur në filmin “Fast and Furious 2”, u shpreh se kishte mbetur e mrekulluar nga vizita në “Prestige Resort”.

 

‘Prestige Resort’ në bregdet është një vend shumë i bukur. Ushqim i shijshëm, staf i mrekullueshëm dhe peizazh i shkëlqyer. Mezi pres të shkoj sërisht atje në sezonin e verës”, shkruante aktorja amerikane, bashkëngjitur fotove në “Prestige Resort”.

 

Pas një vere plot me angazhime dhe shumë arritje e sukses, këngëtarja e njohur Era Istrefi gjithashtu vendosi që të bëjë pak pushim, dhe ku tjetër veçse në vendin e preferuar të personazheve VIP, “Prestige Resort”.

 

Në një kohë kur këngëtarja pati shpërthimin e saj në industrinë muzikore botërore, sigurisht me zgjedhjen e saj për të kaluar pushimet në “Prestige Resort” shërbeu si ambasadore e turizmit shqiptarë në mbarë botën.

 

Modelja bukuroshe, Kejvina Kthella zgjodhi ‘Prestige Resort’ në Golem për të kaluar në mënyrën më të mirë me një kompleks që ofron gjithçka pushimet e saj.

 

Ish-velina dukej bombastike, teksa ndau në Instagramin e saj disa foto nga pishinat e mrekullueshme të Presige Resort.

 

Para se të zhvendosej në Turqi edhe aktorja e njohur Almeda Abazi preferoi që të bëjë një set fotosh në plazhin e Durrësit, më saktë në “Prestige Resort”, vendin e preferuar të personazheve Vip, shqiptarë dhe të huaj.

 

Ajo ndodhej së bashku me bashkëshortin e saj aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman.

 

Nuk kanë munguar as personazhet e njohur italian në “Prestige Resort.” Këngëtari i njohur Fred De Palma pushoi disa ditë në resortin “Prestige” në Durrës, ku kushtet komode e bënë të ndjehet si mbret.

 

De Plama e komentoi atë vend si një mrekulli, ndërkohë që nuk munguan edhe komentet e shumta të fansave të tij, të cilët kërkonin të mësonin më shumë mbi Resortin e zgjedhur nga këngëtari i njohur. Edhe një herë tjetër emri i Shqipërisë, nëpërmjet “Prestige Resort” u përmend në botë.

 

Për ta përmbyllur edhe kompania elitë e shampanjës “Mowt & Chandon Ice Imperial”, zgjodhi “Prestige Resort”, për të organizuar eventin e saj të rëndësishëm, ku pjesëmarrës ishin personazhe të njohura të botës së medias, artit e biznesit në vend.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME