Habit ish-kryeministri Berisha: Jam penduar që lejova gjatë qeverisjes time…

Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj vëllai të kryeministrit Rama, Olsi Rama.

 

Sipas Berishës, pas lajmeve për zhdukjen e Ervis Martinajt, i cili cilësohej si “mbreti” i basteve sportive, Olsi Rama ka marrë vendin e tij.

 

Mes të tjerash, Berisha u shpreh se është penduar që ka lejuar bastet në kohën kur qeveriste ndërsa ka premtuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë nëse kthehet në pushte.

 

Deklarata e Berishës:

Pas lajmeve për Ervis Martinin, Olsi Rama bëhet mbreti i basteve

 

Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martini.

 

Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama.

 

Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Këto nuk janë pa lidhje me njëra-tjetrën.

 

Prandaj lëvizjet e fundit të tij janë grusht shteti i pjesshëm. Ato janë institucione shumë të rëndësishme, policia, SHISH apo pastrimi i parave.

 

Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish.

 

Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa.

TE TJERA