Gjobiti makinën e parkuar në pedonale, shoferi dhe dy shokët grushtojnë policët

Një gjobë e vendosur për parkim të gabuar në pedonalen e Bulqizës me sa duket nuk i ka pëlqyer shoferit dhe 2 pasagjerëve të cilëve nuk u ka bërë syri tërr nga uniformat dhe janë konfrontuar me policët.

 

Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshem të çdo aksi rrugor në qarkun Dibër, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit një makinë.

 

Në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip “Land Rover” dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit E. L., Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe gjuajtur me shpulla punonjësit duke i dëmtuar lehtë në trup.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët u vunë “byrzylykët” shtetasve E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç; I.L., 19 vjeç, banues në fshatin Dragu, Bulqizë, për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

 

“Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...