Fifi reagon pas ngjarjes së fundit: Me qenë me shami nuk bën! Me këmishë nuk bën! Secili ka të drejtë të vishet si të dojë

Mësuesja e matematikës, në një shkollë të Komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të bartjes së shamisë.

Menjëherë kanë ardhur reagimet të shumta, nga qytetarë dhe personazhe të njohur të ekranit. Mes tyre, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Fifi, e cila përmes një postimi në InstaStory u shpreh se secili ka drejtë të vishet ashtu siç do.

Sipas saj, Këshilli i Shkollës duhet të ketë turp për këtë vendim, pasi mënyra e të veshurit është zgjedhje individuale.

“Pse nuk bën kjo me shami me dhënë mësim në shkollë? A ka vlera me pak se një tjetër mësueses? Apo është e paditur? Apo i trajton studentët ndryshe?

Secili ka të drejtë të vishet si të dojë. Është zgjedhje individuale/ Me qenë me shami nuk bën. Me qenë me këmishë nuk bën.

Të shkosh me xhinse nuk bën. Po më vjen marre e ndërsa juve Këshillit të kësaj shkolle kam një fjalë..Turp”, ka shkruar Fifi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...