Era do jetë 153 km/orë! Uragani i kategorisë së parë do përfshijë Europën, a rrezikon Shqipëria?

Një uragan i kategorisë së parë do të godasë kontinentin europian rreth datës 13 shtator. Ky është paralajmërimi që vjen nga Shtetet e Bashkuara.

 

Sipas një publikimi zyrtar të Qendrës Meteorologjike Amerikane, NOAA, uragani është i kategorisë së parë dhe do të vijë nga Atlantiku duke u futur deri në Mesdhe, pranë Shqipërisë dhe Italisë.

 

Uragani i kategorisë së parë quhet stuhia ku era arrin deri në 153 kilometra në orë. Pasojat maksimale të zonave që goditen nga kjo kategori janë dëme të kufizuara në godina dhe pemë, ndërsa parashikohen përmbytje në zonat bregdetare me ngritje të ujit deri në 50 centimetra mbi nivelin e detit.

 

Moti i keq që ka goditur Selanikun ka shkaktuar probleme të rënda mesditën e sotme, duke sjellë edhe dëme në biznese. Një ngjarje e frikshme ka ndodhur me një shpërndarës picash në rrugë, i cili shihet duke rrëshkitur nëpër ujë me motorin e tij.

 

Ai është përpjekur ta mbaje motorin duke vendosur këmbët në tokë, por më kot, pasi ujërat tërhoqën zvarrë në rrugën Riga Feraiu në Sykies. Në një moment ai humbet ekuilibrin dhe ujërat e tërheqin për disa metra. Më pas arrin të ngrihet, megjithatë biçikleta vazhdon të jetë paksa e rënduar në ujërat e vrullshme.

 

Brenda pak minutash rrugët u bënë lumenj dhe uji hyri shumë shpejt në dyqanet përdhese, me pronarët që bënin maksimumin, madje duke përdorur kova për ta hequr, siç raportojnë mediat fqinje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...