Tronditet futbolli! Atentat ndaj kreut të Federatës, autorët qëllojnë 7 herë drejt …

Tronditet futbolliStambolli është tronditur ditën e sotme, pasi selia e Federatës turke të Futbollit është sulmuar me armë zjarri.

 

 

Mediat turke raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje, ndërsa mësohet se shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.

 

Autorët janë larguar me makinë, nga selia e TFF që ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi.

 

Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit. Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya gjithashtu njoftoi përmes Twitter se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...