Shqiptarët në krizë të thellë, populli tërheq kursimet bankare për të blerë …

Kriza ekonomike ka ndikuar shumë në jetesën e përditshme të shqiptarëve. Rezulton se qytetarët kanë filluar të tërheqin paratë e kursyera që i kanë patur të depozituara në bankë, për të përballuar koston e jetesës e cila po vjen në rritje nga dita në ditë.

 

Rritja e çmimit të ushqimeve bazë, karburantit dhe në përgjithësi e të gjitha mallrave të konsumit të përditshëm kanë bërë që shqiptarët të detyrohen të tërheqin para nga depozitat e tyre bankare.

 

Këtë e fakton edhe një raport i Bankës së Shqipërisë ku jepen të dhëna pë shumën e depozitave bankare në muajin qershor dhe korrik 2022. Vihet re që depozitat janë tkurrur me 568 milionë lekë në muajin korrik 2022 krahasuar me muajin qershor 2022. Kjo do të thotë se shqiptarët kanë tërhequr 568 milionë nga kursimet e tyre bankare vetëm në një muaj për të përballuar jetesën.

 

TE TJERA