Po gërmonin në varrin e një gruaje, arkeologët befasohen me atë çka i shohin sytë: Është një gjë e rrallë!

Arkeologët në Gjermani kanë zbuluar një karrige të palosshme 1400-vjeçare nga varri i një gruaje të hershme mesjetare. Zbulimi u bë në Endsee, Bavari, në Gjermaninë juglindore, në fillim të këtij muaji.

 

 

Karrigia e palosshme ishte prej hekuri dhe është jashtëzakonisht e rrallë. Kur paloset, karrigia ka përmasa rreth 28 me 18 inç dhe besohet se daton nga fundi i shekullit të 6-të. Ekspertët besojnë se karrigia është varrosur me gruan e ndjerë, e cila me gjasë ka ndërruar jetë në të 40-at.

 

Në një deklaratë të marrë të hënën nga Zenger News, Zyra Shtetërore e Bavarisë për Mbrojtjen e Monumenteve tha: “Rreth dy metra nën nivelin e tokës, një ekip gërmimi në Endsee në Frankoninë qendrore zbuloi një varr me përmasa rreth 1.3 me 2.7 metra, në të cilën kishte një kornizë hekuri që shpejt doli të ishte një karrige e palosshme.”

 

“Kjo gjetje, e cila në pamje të parë duket kaq moderne, është një gjë e rrallë dhe me interesin më të madh kulturor-historik, sepse jep një pasqyrë të pajisjeve të varrimit të pjesëve të shquara të popullsisë dhe në përdorimin e hershëm të orendive,” tha Mathias Pfeil, kurator i përgjithshëm i BLfD.

 

Karrigia e palosshme është gjetur si send varri në një varr femre. E ndjera, sipas vlerësimit të parë antropologjik, një grua e cila ka vdekur në moshën 40-50 vjeçare, kishte rreth saj një gjerdan perle prej rruaza të vogla xhami shumëngjyrësh në qafë.

TE TJERA