LAJM I MIRË/ 16500 TURISTË VIZITOJNË KALANË E ROZAFËS GJATË GUSHTIT

16500 turistë kanë vizituar kalanë e Rozafës në Shkodër gjatë muajit gusht një numër ky më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë përpara nisjes së pandemisë, në vitin 2019.

 

Helidon Sokoli përgjegjës i parqeve arkeologjike në drejtorin Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër thekson se bazuar në statistikat në periudhën janar-gusht 2022 kanë vizituar kalanë 69000 turistë.

 

Krahasuar me vitet e tjera këtë vit një numër i lartë i të rinjve si dhe i turistëve nga Arabia Saudite kanë vizituar kalanë Rozafa.

 

Kalaja e Rozafës mbetet një nga atraksionet më të preferuara në qarkun Shkodër nga turistë e huaj dhe vendas.

TE TJERA